Post Malone ishte artisti kryesor që hapi ceremoninë e mbylljes së Kupës së Botës 2026 me një performancë në stadiumin MetLife në New Jersey.
Këngëtari zhvilloi një set me tre këngë, ndërsa momenti më i veçantë i shfaqjes ishte kur në skenë iu bashkua Swae Lee për interpretimin e hitit të njohur “Sunflower”, këngë e nominuar për çmimin Grammy.

Performanca e Malone nisi me këngën e tij të re “Chrome Heartbreaker”, e më pas vazhdoi me hitin “Wow” të vitit 2018.
Dalja surprizë e Swae Lee në skenë u konsiderua si kulmi i performancës, pak para fillimit të finales së madhe të Botërorit.
Për këtë paraqitje, Post Malone tërhoqi vëmendjen edhe me veshjen e tij: një kombinim me xhaketë dhe pantallona xhins, një bluzë të bardhë me mesazhin “Shpresoj vetëm që të dyja ekipet të argëtohen”, si dhe një kapelë kauboji.
– YouTube youtube.com
Vendimi që Post të ishte ylli kryesor i ceremonisë u bë publik nga FIFA, derisa presidenti i saj Gianni Infantino tha se artisti do të ndihmonte në krijimin e atmosferës festive para finales dhe do të bashkonte sportin, kulturën dhe muzikën në një spektakël global.
Ceremonia e mbylljes synoi të festonte rrugëtimin e turneut, pjesëmarrjen e 48 kombëtareve, 16 qyteteve pritëse dhe miliona tifozëve në mbarë botën. /Telegrafi/





