“Më ngatërruan me një kriminel” 30-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën e policisë greke, përfundon në spital

Nacionale

Një 30 vjeçar nga Maliqi, Maldin Maxhari është paraqitur pranë spitalit rajonal të Korçës me dëmtime të shumta në trup. A2 CNN raporton se 30-vjeçari ka deklaruar që këto lëndime i ka marrë nga policia greke, të paktën kështu është shprehur ai para uniformave të bardha dhe blu gjatë marrjes në pyetje. Në deklaratën e […]

Madhësia e shkronjave

Një 30 vjeçar nga Maliqi, Maldin Maxhari është paraqitur pranë spitalit rajonal të Korçës me dëmtime të shumta në trup.

A2 CNN raporton se 30-vjeçari ka deklaruar që këto lëndime i ka marrë nga policia greke, të paktën kështu është shprehur ai para uniformave të bardha dhe blu gjatë marrjes në pyetje.

Në deklaratën e tij 30-vjeçari është shprehur se policia greke e ka ngatërruar me një tjetër person që kishte kryer vepër penale, duke e dhunuar rëndë atë.

30-vjeçari ka kryer kallëzim në policinë shqiptare, ndërsa mjekët thonë se dhuna e ushtruar ka lënë disa trauma në trupin e të riut, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia po kryen procedurat e nevojshme për të riun e kthyer nga shteti grek, të cilit nuk i është ofruar as ndihmë mjekësore pasi u lirua nga efektivët grekë.