Man City i jep leksione Liverpoolit midis “Anfield”

Sport

Manchester City ka zhvilluar një paraqitje mahnitëse ndaj Liverpoolit për të vazhduar me rekordin pa humbje në Ligën Premier. “Qytetarët” zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer për të fituar me rezultat 0-3, sfidë ku Liverpooli mbeti me një lojtar më pak pasi Ryan Gravenberch u ndëshkua me karton të kuq si pasojë e dy të verdhëve. […]

Madhësia e shkronjave

Manchester City ka zhvilluar një paraqitje mahnitëse ndaj Liverpoolit për të vazhduar me rekordin pa humbje në Ligën Premier.

“Qytetarët” zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer për të fituar me rezultat 0-3, sfidë ku Liverpooli mbeti me një lojtar më pak pasi Ryan Gravenberch u ndëshkua me karton të kuq si pasojë e dy të verdhëve.

Liverpooli e nisi më mirë për të pasur një mundësi të mirë shënimi falë talentit nga Uellsi Lewis Koumas, mirëpo Donnarumma me super pritje ia mohoi golin.

City pastaj u kundërpërgjigj duke rrezikuar me Haaland dhe Semenyo, por mbrojtja vendase u gjend në vendin e duhur.

Sidoqoftë, situata u përkeqësua kur Ryan Gravenberch mori kartonin e dytë të verdhë dhe si pasojë u përjashtua nga loja (62’).

Vetëm tre minuta më vonë, Haaland u gjend në vendin e duhur duke përfituar nga topi i kthyer për të kaluar Cityn në epërsi (65’).

Kurse, ishte Jeremy Doku që me një gol të bukur e dyfishoi epërsinë (68’).

Ndërkohë, Ryan Cherki e vulosi fitoren pas një asistimi të bukur të Gvardiol (78’).

Man City me këtë fitore vazhdon si lider i vetëm me 18 pikë ndërsa Liverpooli bie në pozitën e nëntë me nëntë sosh./Telegrafi/