Sulmuesi me prejardhje nga Kosova Olti Hyseni po vazhdon të bëjë zhurmë në Superligën e Danimarkës.
Anësori realizoi sërish, këtë herë në fitoren e thellë të Brondbyt.
Hyseni shënoi golin e dytë, ku me një finalizim të mrekullueshëm e la plotësisht të shtangur portierin.
Për më shumë shikoni golin:
2 – 0, Olti Hyseni!! #SLDK #Brøndby 💛💙 https://t.co/RNuZ72NMai
— MHL (@MHLo0o) October 11, 2026
Përndryshe, Hyseni është një nga lojtarët që Kosova duhet ta sigurojë sa më parë ngase këto paraqitje kanë bërë që të ketë vëmendjen edhe të ekipit A të Danimarkës, aty ku përfaqëson grupmoshat U19./Telegrafi/






