“Ma kthe dritën”, shënohet Dita memoriale për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës

Nacionale

Sot në Kosovë shënohet Dita memoriale për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës. 14 Prilli në Kosovë shënohet si Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Përmes shënimit të kësaj dite përkujtohen vuajtjet dhe traumat e atyre që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë. Kjo […]

Madhësia e shkronjave

Sot në Kosovë shënohet Dita memoriale për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës.

14 Prilli në Kosovë shënohet si Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Përmes shënimit të kësaj dite përkujtohen vuajtjet dhe traumat e atyre që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë. Kjo ditë synon të njohë padrejtësinë e përjetuar dhe traumën si pasojë e krimeve të tilla dhe njëkohësisht të rrisë ndërgjegjësimin për drejtësinë e vonuar dhe luftën kundër stigmës.

Me rastin e shënimit të kësaj dite, ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, njëherit kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu bën homazhe tek Memoriali “Heroinat”.

Po ashtu, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Traumës mban Konferencën Rajonale “Avancimi i qasjes në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës: Përgjegjësia penale dhe e drejta për kompensim”.

Ndërkaq, pasdite në ora 17:00, Kuvendi mban seancë në shënimin e kësaj dite.

“Shënohet Dita Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale të Luftës –‘Ma kthe dritën’”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. /Telegrafi/