Darsej Rizaj: Bizneset në Kosovë rrezikojnë nga konkurrenca e re – AI duhet të jetë në qendër të strategjisë

Nacionale

Bizneset në Kosovë përballen me një rrezik të madh nga konkurrenca e re që po vjen me zhvillimin e inteligjencës artificiale, ndërsa mungesa e vetëdijes për këtë ndryshim mund t’i lërë ato jashtë tregut, vlerëson Darsej Rizaj. Në “Përballje Podcast”, ai theksoi se shumë kompani aktuale nuk e kuptojnë ende seriozitetin e situatës dhe rrezikun […]

Madhësia e shkronjave

Bizneset në Kosovë përballen me një rrezik të madh nga konkurrenca e re që po vjen me zhvillimin e inteligjencës artificiale, ndërsa mungesa e vetëdijes për këtë ndryshim mund t’i lërë ato jashtë tregut, vlerëson Darsej Rizaj.

Në “Përballje Podcast”, ai theksoi se shumë kompani aktuale nuk e kuptojnë ende seriozitetin e situatës dhe rrezikun që po afrohet.

“Sektori privat… nuk janë vetëdijshme që e kanë një rrezik shumë të madh prej konkurrencës, e cila sot nuk ekziston”, u shpreh Rizaj shkruan Telergafi.

Sipas tij, problemi kryesor qëndron në mungesën e veprimeve konkrete për integrimin e inteligjencës artificiale në funksionimin e përditshëm të bizneseve.

“Nëse ti sot si biznes nuk je tu i marrë hapa konkretë, me e bo inteligjencën artificiale pjesë të platformës të biznesit, jo veç me e përdorë, por me qenë shumë qendrore rreth biznesit tënd dhe me pasë strategji rreth AI-t”, theksoi ai.

Rizaj paralajmëroi se konkurrenca e ardhshme nuk do të vijë nga kompanitë tradicionale, por nga individë dhe ekipe të reja që do të përdorin teknologjinë në mënyrë shumë më efikase.

“Ka me ardhë ai konkurrenti që sot i ka tetëmbëdhjetë vjet dhe ka me e bo një produkt dhjetë herë më shpejt se ti, ma lirë dhe ma mirë… edhe të qet prej lojës më shpejt se që ta merr mendja”, deklaroi ai.

Ai shtoi se kjo konkurrencë do të prekë të gjitha aspektet e biznesit – nga operacionet e përditshme deri te zhvillimi i produkteve dhe shërbimeve.

Sipas Rizajt, bizneset që nuk e vendosin inteligjencën artificiale në qendër të strategjisë së tyre rrezikojnë jo vetëm të mbeten prapa, por edhe të zhduken nga tregu në një kohë shumë më të shkurtër sesa pritet./Telegrafi/.