Lumir Abdixhiku pret në takim njoftues ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë

Nacionale

<div><div><img width="524" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/816864-lumir-abdixhiku-pret-ne-takim-njoftues-ambasadorin-e-ri-te-sllovenise-ne-kosove.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="lumir-abdixhiku-pret-ne-takim-njoftues-ambasadorin-e-ri-te-sllovenise-ne-kosove" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="524" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/816864-lumir-abdixhiku-pret-ne-takim-njoftues-ambasadorin-e-ri-te-sllovenise-ne-kosove.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="lumir-abdixhiku-pret-ne-takim-njoftues-ambasadorin-e-ri-te-sllovenise-ne-kosove" loading="lazy"></p>Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti në takim njoftues Ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj. Në njoftim thuhet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, sfidat aktuale me të cilat përballet Kosova, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë. Kryetari Abdixhiku theksoi</div>

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti në takim njoftues Ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.
Në njoftim thuhet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, sfidat aktuale me të cilat përballet Kosova, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë. Kryetari Abdixhiku theksoi se Sllovenia mbetet një partnere e rëndësishme dhe një mbështetëse e fuqishme e Kosovës në rrugëtimin e saj në proceset euroatlantike dhe integruese.
“Kryetari Abdixhiku vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës. Po ashtu i uroi ambasadorit Blaj mirëseardhje në Kosovë dhe suksese në misionin e tij diplomatik, duke shprehur gatishmërinë e LDK-së për bashkëpunim të ngushtë në funksion të forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftimin e LDK-së.