“Lufta për shezlong” në Greqi përfundon me vdekjen e një të moshuari, pas një përleshjeje në plazh

Bota

Një mosmarrëveshje në dukje e parëndësishme për një shezlong në një plazh të mbushur me njerëz në Atikë u përshkallëzua në mënyrë dramatike, duke përfunduar në tragjedi për personat e përfshirë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një përballje mes dy burrave të moshuar për një shezlong në një plazh të Athinës, të dielën në […]

Madhësia e shkronjave

Një mosmarrëveshje në dukje e parëndësishme për një shezlong në një plazh të mbushur me njerëz në Atikë u përshkallëzua në mënyrë dramatike, duke përfunduar në tragjedi për personat e përfshirë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një përballje mes dy burrave të moshuar për një shezlong në një plazh të Athinës, të dielën në mëngjes, përfundoi në tragjedi me vdekjen e njërit prej tyre.

Sipas informacioneve fillestare nga autoritetet greke, pak para orës 10:00 të mëngjesit në plazhin popullor “Akti Vouliagmenis”, një 76-vjeçar – i cili shoqërohej nga një grua 21-vjeçare – pati fillimisht një debat të ashpër me një 82-vjeçar për një vend në plazh, gjë që çoi në një përleshje fizike.

Gjatë përleshjes, 82-vjeçari u rrëzua dhe u konstatua se kishte pësuar arrest kardiak.

Një infermiere që shërbente në plazh u përpoq ta rikthejë në jetë, por më pas viktima u dërgua në spital, ku u konstatua vdekja e tij.

Pas kësaj, 76-vjeçari u arrestua me dyshimin se kishte shkaktuar lëndim trupor me pasojë vdekjen, ndërsa gruaja 21-vjeçare që e shoqëronte u la e lirë. /Telegrafi/