Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka njoftuar në një konferencë të jashtëzakonshme se Grupi Parlamentar i PDK-së ka proceduar në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Nisma e PDK-së vjen pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. PDK-ja kishte paralajmëruar më herët se do të ndërmerrte hapa ligjorë lidhur me funksionimin dhe mandatin e Dhomave të Specializuara.






