Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar vonesën në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar atë si bllokadë dhe papërgjegjësi institucionale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ramadani ka kërkuar që të thirret sa më shpejt seanca konstituive e Kuvendit.
“Papërgjegjësi totale mosthirrja e Kuvendit. Konstituimi i Kuvendit nuk ka asnjë arsye normale të vonohet”, ka shkruar Ramadani.
Ai ka pretenduar se pas vonesës qëndron një plan për bllokim të funksionimit të institucioneve.
“I vetmi plan prapa kësaj vonese është bllokada. Shihet qartë se as nuk iu ngutet, as nuk e kanë dertin e funksionimit të shtetit”, ka deklaruar ai.
Ramadani ka shtuar se kanë kaluar më shumë se 10 ditë nga certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe ka bërë thirrje që Kuvendi të mblidhet.
“Thirreni seancën e Kuvendit!”, ka përfunduar deputeti i zgjedhur i Aleances. /Telegrafi/






