Sergio Ramos afër transferimit te klubi i njohur anglez?

Sport

Sergio Ramos mund të rikthehet në futbollin elitar evropian, pasi Aston Villa raportohet se po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit spanjoll gjatë këtij afati kalimtar. Sipas raportimeve të mediave evropiane, të publikuara edhe nga TNT Sports Argentina, klubi nga Birminghami po e vlerëson seriozisht mundësinë e afrimit të qendërmbrojtësit veteran. Lajmi ka nxitur reagime […]

Madhësia e shkronjave

Sergio Ramos mund të rikthehet në futbollin elitar evropian, pasi Aston Villa raportohet se po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit spanjoll gjatë këtij afati kalimtar.

Sipas raportimeve të mediave evropiane, të publikuara edhe nga TNT Sports Argentina, klubi nga Birminghami po e vlerëson seriozisht mundësinë e afrimit të qendërmbrojtësit veteran.

Lajmi ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku kanë qarkulluar edhe montazhe fotografike që tregojnë se si do të dukej Ramos me fanellën e Aston Villas.

40-vjeçari është lojtar i lirë pas përfundimit të aventurës te Monterrey në Meksikë.

Paraqitjen e tij të fundit zyrtare e regjistroi në dhjetor të vitit 2025, kur luajti me fanellën e skuadrës meksikane në gjysmëfinalet e Liga MX, përpara se të përshëndetej me tifozët.

Që nga ajo kohë, legjenda e futbollit spanjoll ka vazhduar të stërvitet individualisht, në pritje të një oferte që do t’i mundësonte rikthimin në një kampionat elitar evropian./Telegrafi/