Lëvizje surprizë e Chelseat në fund të afatit kalimtar, kërkohet ylli i Arsenalit

Sport

Chelsea po shqyrton një lëvizje surprizë në orët e fundit të afatit kalimtar, teksa londinezët kanë vendosur në radar mesfushorin e Arsenalit, Martin Zubimendi. “Blutë” po kërkojnë të përforcojnë repartin e mesfushës pas largimit të mundshëm të Enzo Fernandez, i cili raportohet se është pranë një transferimi te Manchester City. Në këtë situatë, Zubimendi është […]

Madhësia e shkronjave

Chelsea po shqyrton një lëvizje surprizë në orët e fundit të afatit kalimtar, teksa londinezët kanë vendosur në radar mesfushorin e Arsenalit, Martin Zubimendi.

“Blutë” po kërkojnë të përforcojnë repartin e mesfushës pas largimit të mundshëm të Enzo Fernandez, i cili raportohet se është pranë një transferimi te Manchester City.

Në këtë situatë, Zubimendi është shfaqur si një nga opsionet që po vlerësohen nga drejtuesit e Chelseat.

Sipas raportimeve, mesfushori spanjoll është një nga pesë alternativat në listën e klubit londinez për të mbuluar hapësirën e krijuar në mesfushë.

Përveç Zubimendit, Chelsea po monitoron edhe Morgan Gibbs-White, Lucas Bergvall dhe Lamine Camara.

Megjithatë, transferimi i Zubimendit nga Arsenali duket një operacion tejet i vështirë. Spanjolli konsiderohet një element i rëndësishëm në projektin e Mikel Artetës, ndërsa trajneri i “Topçinjve” nuk dëshiron të humbasë një prej lojtarëve të tij kryesorë.

Zubimendi iu bashkua Arsenalit pas aventurës te Real Sociedad dhe që prej transferimit ka fituar një rol të rëndësishëm në skuadër, duke u shndërruar në një prej pikave kyçe të mesfushës së Artetës.

Chelsea, ndërkohë, po punon kundër kohës për të gjetur një zgjidhje përpara mbylljes së afatit kalimtar.

Largimi i mundshëm i Enzo Fernandez ka bërë që drejtuesit e klubit të kërkojnë me urgjencë një mesfushor të nivelit të lartë, me Zubimendin që tashmë është një nga emrat në konsideratë. /Telegrafi/