Ky trajner dhe ky klub po shkëlqejnë në Ligën e Kampionëve – gazetari Shkumbin Pireva analizon klubin anglez

Sport

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Shkumbin Pireva, Bardh Maxhuni dhe Lavdim Pireva, diskutojnë për zhvillimet më të rëndësishme në futbollin evropian, me fokus te Liga e Kampionëve, gara për çmimet individuale, Superliga e Kosovës dhe derbit e mëdhenj të fundjavës. Episodi realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis. […]

Madhësia e shkronjave

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Shkumbin Pireva, Bardh Maxhuni dhe Lavdim Pireva, diskutojnë për zhvillimet më të rëndësishme në futbollin evropian, me fokus te Liga e Kampionëve, gara për çmimet individuale, Superliga e Kosovës dhe derbit e mëdhenj të fundjavës. Episodi realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Gazetari Shkumbin Pireva e ka cilësuar edhe skuadrën e Aston Villës si një befasi të këndshme të Ligës së Kampionëve deri më tani, duke i atribuar merita të veçanta trajnerit Unai Emery.

“Unë e kisha shtu si pjesë e befasisë jo edhe aq të madhe, po kur i sheh ekipet e mëdhaja edhe Aston Villa e sheh me 9 pikë, përkundër se është fitues i Ligës së Evropës, prapëseprapë me shumë ndryshime në përbërje”.

“Domethënë gjatë verës ka largu lojtarët kryesorë si Ollie Watkins, Rogers, Tielemans dhe ka arritë me i zëvendësu dhe mos m’u vërejtë aspak, domethënë ka marrë maksimumin e pikëve, unë po qe e cilësoj befasi”.

“Edhe pse ka një trajner ekspert për garat europiane, sidomos Ligën e Evropës si Unai Emery, po edhe këta e shti të pjesë të befasisë kur e shohim që klube të mëdha tjera si Bayern Munich këtë rast, po edhe Arsenali nuk është se kanë arritë maksimumin e pikëve kur në fillim të sezonit kanë qenë ndoshta dy pretendentët kryesorë, së bashku me Paris Saint-Germain”, ka thënë mes tjerash Pireva.

Episodin e plotë të podcastit “Arena e Yjeve” me Shkumbin Pirevën, Bardh Maxhunin dhe Lavdim Pirevën mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Komentet