Komunalia nis aksionin për pastrimin e burimeve të ujit në Breznicë

Vendore

N.P. Komunalia Bujanoc ka njoftuar se gjatë ditës së sotme po zhvillohet aksioni për pastrimin e hapësirës përreth burimit të ujit në fshatin Breznicë. Sipas njoftimit, ky aksion synon mirëmbajtjen e mjedisit dhe ruajtjen e burimeve ujore, të cilat kanë rëndësi të veçantë për komunitetin lokal. Nga kjo ndërmarrje bëhet e ditur se aktiviteti nuk […]

Madhësia e shkronjave

N.P. Komunalia Bujanoc ka njoftuar se gjatë ditës së sotme po zhvillohet aksioni për pastrimin e hapësirës përreth burimit të ujit në fshatin Breznicë.

Sipas njoftimit, ky aksion synon mirëmbajtjen e mjedisit dhe ruajtjen e burimeve ujore, të cilat kanë rëndësi të veçantë për komunitetin lokal.

Nga kjo ndërmarrje bëhet e ditur se aktiviteti nuk do të ndalet vetëm në këtë zonë, por do të vazhdojë edhe në pika të tjera, në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e pastërtisë dhe mbrojtjen e ambientit.

Bujanoci mbetet i përkushtuar në ndërmarrjen e iniciativave të tilla, që kontribuojnë në një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për qytetarët./BujanociNet/

Si e vlerësoni këtë lajm?