N.P. Komunalia Bujanoc ka njoftuar se është realizuar një intervenim në burimin e ujit në fshatin Nesalc, me qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët.
Sipas njoftimit, punimet janë ndërmarrë për të siguruar funksionim më të qëndrueshëm të sistemit dhe furnizim më të rregullt me ujë.

Nga Komunalia u është bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të përdorin ujin në mënyrë racionale, duke pasur parasysh rëndësinë e këtij burimi.
Njëkohësisht, qytetarët janë ftuar që të kryejnë obligimet e tyre financiare ndaj kësaj ndërmarrjeje, në mënyrë që shërbimet të vazhdojnë pa pengesa.
Bujanoc mbetet e angazhuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve bazë për qytetarët./BujanociNet/




