Komandanti i KFOR-it dhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Nacionale

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë, Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Feridun H. Sinirlioglu. Gjatë takimit, Ulutash ndau vlerësimin e tij për situatën e sigurisë në rajon dhe theksoi angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë. “Komandanti i KFOR-it […]

Madhësia e shkronjave

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë, Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Feridun H. Sinirlioglu.

Gjatë takimit, Ulutash ndau vlerësimin e tij për situatën e sigurisë në rajon dhe theksoi angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë.

“Komandanti i KFOR-it ndau vlerësimin e tij për situatën e sigurisë në rajon dhe theksoi përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it për të kontribuuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutuan edhe aktivitetet dhe prioritetet kryesore të misionit, me theks të veçantë te bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë.

“Komandanti i KFOR-it paraqiti gjithashtu aktivitetet dhe prioritetet kryesore të misionit, duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë”, thuhet më tej.

KFOR rikujtoi se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999.

“KFOR vazhdon ta zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, KFOR bëri të ditur se vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në përputhje me rolet e tyre si reagues të sigurisë. /Telegrafi/