Modelja shqiptare, Kleofina Pnishi, dhe futbollisti francez, Benjamin Pavard janë bërë prindër për herë të parë.
Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Pavard përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi fotografitë e para me familjen e tij dhe zbuloi se çifti është bekuar me një vajzë.

Vogëlushja është pagëzuar me emrin Lena Rose Pavard. Edhe pse fotografitë u publikuan vetëm tani, detajet e rripit të maternitetit tregojnë se ajo ka ardhur në jetë më 17 qershor 2026, çka tregon se çifti e ka mbajtur të fshehtë lindjen për disa javë.
“Bota ime e tërë. Bekimi ynë më i madh”, ka shkruar Pavard krahas fotografive emocionuese me partneren dhe të porsalindurën.
Lajmi vjen vetëm pak javë pasi Kleofina konfirmoi publikisht shtatzëninë e saj, duke ndarë në rrjetet sociale disa fotografi ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur.
Megjithatë, pritja e ëmbël ishte raportuar më herët edhe nga mediet rozë. /Telegrafi/





