“Kështu bënte Serbia kundër shqiptarëve”, Don Arbas shpërthen pas pamjeve të dhunës ndaj protestuesve në Tiranë

Magazina

Producenti dhe këngëtari i njohur shqiptar, Artan Bajrami, i njohur për publikun si Don Arbas, ka reaguar ashpër lidhur me përshkallëzimin e protestave në Tiranë dhe pamjet e dhunës ndaj të rinjve që po protestojnë në kryeqytetin shqiptar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Don Arbas ka shpërndarë një video që ka qarkulluar gjerësisht në […]

Madhësia e shkronjave

Producenti dhe këngëtari i njohur shqiptar, Artan Bajrami, i njohur për publikun si Don Arbas, ka reaguar ashpër lidhur me përshkallëzimin e protestave në Tiranë dhe pamjet e dhunës ndaj të rinjve që po protestojnë në kryeqytetin shqiptar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Don Arbas ka shpërndarë një video që ka qarkulluar gjerësisht në internet, ku shihet një i ri me këmbën e thyer, teksa bartet nga forcat e rendit. Pamjet kanë nxitur reagime të shumta, ndërsa situata e tensionuar në Tiranë ka vënë në qendër të vëmendjes mënyrën se si po trajtohen protestuesit.

Producenti nuk i ka kursyer kritikat ndaj policisë, duke shprehur indinjatën e tij për atë që shihet në video, ai e ka shoqëruar pamjen me një mesazh të drejtpërdrejtë.

Foto: Don Arbas / Instagram

“Kështu bënte Serbia kundër shqiptarëve, po këta policë a janë shqiptarë apo çfarë janë këta”, ka shkruar Don Arbas, duke shprehur revoltën e tij ndaj pamjeve që kanë qarkulluar në rrjet.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur një numër i madh figurash të njohura publike kanë ngritur zërin për situatën e krijuar në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për lëndimin e të rinjve gjatë përplasjeve me forcat e rendit.

Gjatë dy ditëve të fundit, protestat në kryeqytetin shqiptar janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale kanë nxitur reagime të shumta, ndërsa debati mbi përdorimin e forcës ndaj protestuesve vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Komentet