Scarlett Johansson solli një dozë elegance dhe sensualiteti në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit BFI në Londër, ku mori pjesë në premierën e filmit të animuar Ray Gunn.
Aktorja 41-vjeçare u shfaq me një fustan të kuq pa rripa, që theksonte siluetën dhe zbulonte tatuazhet e saj të mëdha në shpinë.
Fustani minimalist, me linja elegante, u kombinua me këpucë me rripa të hollë dhe një gjerdan të thjeshtë ari.
Ngjyra e kuqe i dha pamjes një karakter të fuqishëm, ndërsa pjesa e hapur e shpinës e ktheu tatuazhin me motive lulesh në një nga detajet më të spikatura të paraqitjes.
Johansson pozoi në tapetin e kuq së bashku me kolegun Sam Rockwell, me të cilin ndan ekranin në filmin e drejtuar nga Brad Bird.
Në Ray Gunn, aktorja i jep zërin personazhit Venus Nova, një yll i muzikës pop që përfshihet në një histori misterioze.
Me këtë zgjedhje, Scarlett dëshmoi se një fustan klasik mund të bëhet i veçantë përmes prerjes, ngjyrës dhe detajeve personale.
Një paraqitje që ndërthur elegancën tradicionale të tapetit të kuq me një prekje moderne dhe të guximshme. /Telegrafi/






