Barry Manilow rikthehet në skenë pas kancerit, fansat i hedhin të brendshme

Magazina

Barry Manilow është rikthyer në skenë në Las Vegas, pas një pauze për t’u rikuperuar nga kanceri në mushkëri. Këngëtari 83-vjeçar u prit me brohoritje nga fansat në koncertin e së enjtes në Westgate Las Vegas, ku u shfaq me veshjen e tij karakteristike me shkëlqim dhe njoftoi me entuziazëm se ishte kthyer. Atmosfera u […]

Madhësia e shkronjave

Barry Manilow është rikthyer në skenë në Las Vegas, pas një pauze për t’u rikuperuar nga kanceri në mushkëri.

Këngëtari 83-vjeçar u prit me brohoritje nga fansat në koncertin e së enjtes në Westgate Las Vegas, ku u shfaq me veshjen e tij karakteristike me shkëlqim dhe njoftoi me entuziazëm se ishte kthyer.

Atmosfera u bë edhe më e pazakontë kur fansat nisën t’i hidhnin të brendshme në skenë. Manilow bëri shaka se ndihej sërish si një idhull adoleshentësh, shkruan DailyMail.

Fillimisht, ai mori një palë boksera dhe ia ktheu pronarit, por më pas një fanse i hodhi një palë të brendshme rozë, të cilat këngëtari vendosi t’i mbante.

Rikthimi vjen pas një periudhe të vështirë shëndetësore. Manilow njoftoi në fund të vitit 2025 se ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri në fazën e parë dhe se do t’i nënshtrohej një operacioni për heqjen e një tumori.

Problemi u zbulua pas disa episodeve të bronkitit, kur mjeku i sugjeroi të kryente ekzaminime të mëtejshme. Sipas deklaratave të tij, sëmundja është në remision.

Gjatë këtij viti, këngëtari u detyrua të shtynte disa koncerte, pasi rikuperimi ndikoi në aftësinë e tij për të kënduar për periudha të gjata.

Megjithatë, gjatë verës ai arriti të zhvillonte 29 shfaqje brenda 68 ditësh, përfshirë një turne në gjashtë arena në Mbretërinë e Bashkuar. Në gusht, ai anuloi disa data koncertesh dhe njoftoi se do të pushonte deri në tetor, duke pranuar se kishte nevojë për më shumë kohë për t’u rikuperuar.

Manilow, i njohur për hitet si Copacabana, është prej vitesh në një lidhje me bashkëshortin e tij, Garry Kief, me të cilin është që nga viti 1978. Rikthimi në skenë shënon një moment të rëndësishëm për këngëtarin, i cili po rifillon aktivitetin pas muajsh të vështirë dhe anulimesh të detyruara për arsye shëndetësore. /Telegrafi/