Jurgen Uldedaj para sfidës për mbrojtjen e titullin të botës: Fitore, fitore, fitore – me çdo kusht fitore

Sport

Jurgen Uldedaj ka dërguar një mesazh të qartë dhe plot besim vetëm pak para përballjes së madhe ndaj Austine Nnamdit për mbrojtjen e titullit të botës IBO në kategorinë cruiserweight. Boksieri shqiptar nuk e fshehu entuziazmin për sfidën që e pret në “OVO Arena Wembley”, duke theksuar se objektivi i tij afatgjatë mbetet dominimi i […]

Madhësia e shkronjave

Jurgen Uldedaj ka dërguar një mesazh të qartë dhe plot besim vetëm pak para përballjes së madhe ndaj Austine Nnamdit për mbrojtjen e titullit të botës IBO në kategorinë cruiserweight.

Boksieri shqiptar nuk e fshehu entuziazmin për sfidën që e pret në “OVO Arena Wembley”, duke theksuar se objektivi i tij afatgjatë mbetet dominimi i plotë i kategorisë dhe fitimi i të gjithë titujve më të rëndësishëm.

“Karriera perfekte për mua është të bëhem kampion i padiskutueshëm në kategorinë time. Tani dua vetëm ta mbroj titullin më 30 maj. Pastaj pse jo një meç unifikues? Kjo është mbrojtja ime e parë e titullit dhe jam shumë, shumë i lumtur. Jam jashtëzakonisht i emocionuar”, ka deklaruar fillimisht Uldedaj, përcjell Telegrafi.

Boksieri shqiptar foli me krenari edhe për mbështetjen që vazhdimisht merr nga bashkatdhetarët e tij, duke zbuluar se në Londër pret një prani të madhe të tifozëve shqiptarë që do ta mbështesin drejt një tjetër nate historike.

“Një numër i madh shqiptarësh do të vijnë për të më mbështetur. Shqiptarët kanë qenë gjithmonë pranë meje. Unë i dua njerëzit e mi, mbështetësit e mi. Ata janë zjarr. Kur jam në ring i dëgjoj duke më brohoritur dhe kjo është një ndjenjë shumë emocionuese”, shtoi boksieri shqiptar.

Megjithatë, deklarata më e fortë e Uldedajt erdhi kur u pyet se si e sheh fundin e mbrëmjes së 30 majit. Përgjigjja e tij ishte e shkurtër, por e mbushur me vetëbesim.

“Fitore, fitore, fitore. Me çdo kusht fitore. Nuk ka rëndësi si, por ne do të fitojmë. Jemi gati. Nuk mund të them shumë, por më besoni, jemi gati. Kemi punuar fort”, përfundoi djaloshi nga Lezha.

Tashmë gjithçka është gati për një nga netët më të rëndësishme të karrierës së Uldedajt. Një fitore ndaj Nnamdit jo vetëm që do t’i siguronte mbrojtjen e parë të suksesshme të titullit botëror, por do ta afronte edhe më shumë shqiptarin me ëndrrën e madhe për t’u bërë kampion i padiskutueshëm i kategorisë cruiserweight. /Telegrafi/