Joz Marku me mesazh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së para vendimit në Hagë

Magazina

Në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Joz Marku, ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke shprehur mbështetjen e tij për katër ish-krerët e UÇK-së. Përmes një fotografie ku shfaqen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi, ish-banori i Big Brother VIP Albania ka përcjellë mesazhin “Liri […]

Madhësia e shkronjave

Në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Joz Marku, ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke shprehur mbështetjen e tij për katër ish-krerët e UÇK-së.

Përmes një fotografie ku shfaqen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi, ish-banori i Big Brother VIP Albania ka përcjellë mesazhin “Liri çlirimtarëve”.

Për ta shoqëruar postimin, ai ka zgjedhur edhe këngën “Çlirimtari” të Ilir Shaqirit.

Një element i veçantë i postimit ka tërhequr vëmendjen.

Në fotografinë e publikuar, Marku ka vendosur simbolin e një kurore mbi figurën e Kadri Veselit.

Ai nuk ka dhënë ndonjë shpjegim nëse kjo është bërë me qëllim apo nëse ka qenë thjesht pjesë e përzgjedhjes së tij grafike.

Postimi është bërë pak para se në Hagë të niste seanca për shpalljen e aktgjykimit në rastin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë caktuar që aktgjykimi të shpallet më 16 shtator, në orën 10:00.

Seanca është publike dhe mund të ndiqet edhe përmes transmetimit online, i cili zhvillohet me 10 minuta vonesë. /Telegrafi/