Jashari: PZAP-ja do ta urdhërojë KQZ-në që ta certifikojë Listën Serbe

Nacionale

<div><div><img width="640" height="357" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/804047-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Jashari: PZAP-ja do ta urdhërojë KQZ-në që ta certifikojë Listën Serbe" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="974" height="544" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/804047-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Jashari: PZAP-ja do ta urdhërojë KQZ-në që ta certifikojë Listën Serbe"></p>Avokati Arbë Jashari ka komentuar moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), reagimin e SHBA-së dhe ankesën e këtij subjekti politik në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Jashari tha se, ndonëse Lista Serbe ka një qasje të njohur ndaj institucioneve të Kosovës, në aspektin formal ajo i ka përmbushur kriteret</div>

Madhësia e shkronjave

Avokati Arbë Jashari ka komentuar moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), reagimin e SHBA-së dhe ankesën e këtij subjekti politik në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Jashari tha se, ndonëse Lista Serbe ka një qasje të njohur ndaj institucioneve të Kosovës, në aspektin formal ajo i ka përmbushur kriteret ligjore për certifikim. Sipas tij, KQZ është e obliguar që të ndjekë procedurat dhe të veprojë mbi bazën e dokumentacionit të paraqitur.
“Ne e dimë qasjen e Listës Serbe ndaj institucioneve dhe ndaj Kosovës, por prapë se parë shteti i Kosovës është i detyruar që ta certifikojë për shkak se në aspektin formal dhe procedural i ka plotësuar kriteret e parapara ligjore,” tha ai në emisionin “Gazeta”.
Jashari theksoi se tash, pasi çështja ka kaluar në PZAP, pritet që ky organ të marrë një vendim që do ta urdhërojë KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe.
Ai shpjegoi se para certifikimit, ligji parasheh procesin e regjistrimit si hap procedural, ndërsa brenda KQZ-së ekziston një zyrë profesionale – Zyra për Certifikim, Regjistrim dhe Kontroll Financiar – e cila verifikon dokumentacionin dhe përgatit rekomandimet për KQZ-në.
“Janë profesionistët brenda kësaj zyre që shqyrtojnë dokumentacionin dhe rekomandojnë për në KQZ regjistrimin dhe certifikimin e një subjekti politik”, shtoi avokati.
Debati rreth certifikimit të Listës Serbe është rikthyer në qendër të vëmendjes pas reagimit të SHBA-së dhe tensioneve politike para zgjedhjeve. /Gazeta10