Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashim Jashari ka pritur në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Hiroyasu Tanigaki dhe atasheun kolonel Tomofumi Iwasaki.
Gjatë këtij takimi, Jashari i ka njoftuar zyrtarët japonezë për situatën e sigurisë dhe për zhvillimin e FSK-së.
Po ashtu u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Japonisë.
“Gjeneral Jashari vlerësoi lart marrëdhëniet me partnerët strategjikë dhe falënderoi shtetin japonez për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, veçanërisht përmes programeve të trajnimit dhe shkollimit”, thuhet në njoftim.
Në përmbyllje, të dyja palët shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dypalësh, duke konfirmuar përkushtimin për forcimin e partneritetit dhe sigurisë.
Jashari falënderon Japoninë për mbështetjen në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së
<div><div><img width="501" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/817231-jashari-falenderon-japonine-per-mbeshtetjen-ne-ngritjen-e-kapaciteteve-te-fsk-se.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="jashari-falenderon-japonine-per-mbeshtetjen-ne-ngritjen-e-kapaciteteve-te-fsk-se" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="501" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/817231-jashari-falenderon-japonine-per-mbeshtetjen-ne-ngritjen-e-kapaciteteve-te-fsk-se.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="jashari-falenderon-japonine-per-mbeshtetjen-ne-ngritjen-e-kapaciteteve-te-fsk-se"></p>Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashim Jashari ka pritur në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Hiroyasu Tanigaki dhe atasheun kolonel Tomofumi Iwasaki. Gjatë këtij takimi, Jashari i ka njoftuar zyrtarët japonezë për situatën e sigurisë dhe për zhvillimin e FSK-së. Po ashtu u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Forcës</div>






