Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka deklaruar se nuk ndikohet aspak nga mundësia që Jose Mourinho të marrë drejtimin e Real Madridit në sezonin e ardhshëm.
Mourinho pritet të marrë drejtimin e Real Madridit, ndërsa “Special One” në të kaluarën e kishte kthyer rivalitetin mes dy klubeve në një nivel tjetër.
Megjithatë, për Flick duket se nuk do të bëjë ndryshim, me teknikun gjerman që deklaroi se është i gatshëm.
“Sigurisht që jam i përgatitur të përballem me Mourinhon. Pse jo? Ai është trajner si çdo tjetër dhe unë jam gjithmonë gati për këdo”.
Portugezi është përmendur si kandidati kryesor për të stabilizuar situatën te “Los Blancos”, të cilët kanë kaluar një sezon të trazuar, pa fituar asnjë trofe dhe me krizën e brendshme që është thelluar edhe më shumë.
Në anën tjetër, Flick ka sjellë një transformim të madh te Barcelona, duke i udhëhequr katalanasit drejt dy titujve radhazi në La Liga, ndërsa ka vendosur edhe dominim të qartë në përballjet direkte ndaj Real Madridit në “El Clasico”./Telegrafi/






