Izraeli vret një komandant të Hamasit

Bota

Ushtria izraelite vrau komandantin e Brigadës së Hamasit për Gazën veriore. Ushtria izraelite ka vrarë komandantin e Hamasit në një sulm ajror ndaj qytetit të Gazës gjatë natës,. Hamasi konfirmoi sot vdekjen e komandantit të Brigadës për Gazën veriore, Izz al-Din al-Beik, shkruan aljazeera. Sipas Hamasit, al-Bik më herët kishte shërbyer si shef i inteligjencës […]

Madhësia e shkronjave

Ushtria izraelite vrau komandantin e Brigadës së Hamasit për Gazën veriore.

Ushtria izraelite ka vrarë komandantin e Hamasit në një sulm ajror ndaj qytetit të Gazës gjatë natës,.

Hamasi konfirmoi sot vdekjen e komandantit të Brigadës për Gazën veriore, Izz al-Din al-Beik, shkruan aljazeera.

Sipas Hamasit, al-Bik më herët kishte shërbyer si shef i inteligjencës së kësaj brigade dhe ishte një nga komandantët e sulmit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

Më 10 nëntor 2023, pasi Izraeli vrau komandantin e atëhershëm të Brigadës për Gazën veriore, Ahmed Gandur, al-Bik mori drejtimin e njësisë.

Hamasi tha se al-Bik e kishte udhëhequr këtë brigadë në luftimet kundër forcave izraelite gjatë gjithë luftës. /Telegrafi/