Interi po intensifikon përpjekjet për transferimin e mbrojtësit të krahut të Tottenhamit, Djed Spence, pasi paraqitjet e tij mbresëlënëse në Kupën e Botës kanë forcuar bindjen e klubit se ai është lojtari ideal për sistemin e Cristian Chivus.
Gjigantët e Serie A janë tashmë të gatshëm të rrisin buxhetin e tyre, në mënyrë që të shmangin konkurrencën për reprezentuesin anglez.

Sipas Gazzetta, Interi e ka identifikuar Spencen si objektivin kryesor për të përforcuar pozicionin e mbrojtësit të krahut pas paraqitjeve të tij në Kupën e Botës.
Reprezentuesi anglez ka tërhequr vëmendjen e klubit italian me shpejtësinë e rikuperimit në mbrojtje dhe punën e tij defensive, duke përforcuar bindjen se ai përshtatet me stilin intensiv të lojës që kërkon Interi.
Megjithatë, paraqitjet e tij në turne kanë krijuar gjithashtu shqetësim brenda klubit. Interi druhet se rritja e profilit të Spences mund të rrisë vlerën e tij në treg dhe të tërheqë interesimin e rivalëve, duke bërë që presidenti i klubit, Beppe Marotta, dhe drejtori sportiv, Piero Ausilio, të përshpejtojnë planet e tyre.
Sipas të njëjtave raportime, klubi italian është tashmë i gatshëm të rrisë ofertën, pasi më parë kishte planifikuar rreth 24 milionë euro plus bonuse për një tjetër objektiv.
Tottenhami pritet të kërkojë mes 34 dhe 40 milionë euro për lojtarin 25-vjeçar, ndërsa Interi është i gatshëm të rrisë investimin për ta siguruar transferimin e tij./Telegrafi/





