IKSHPK paralajmëron: Uji i pijshëm nuk rekomandohet në disa zona të Kosovës

Nacionale

<div><div><img width="621" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/817215-ikshpk-paralajmeron-uji-i-pijshem-nuk-rekomandohet-ne-disa-zona-te-kosoves.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="ikshpk-paralajmeron:-uji-i-pijshem-nuk-rekomandohet-ne-disa-zona-te-kosoves" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="621" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/817215-ikshpk-paralajmeron-uji-i-pijshem-nuk-rekomandohet-ne-disa-zona-te-kosoves.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="ikshpk-paralajmeron:-uji-i-pijshem-nuk-rekomandohet-ne-disa-zona-te-kosoves" loading="lazy"></p>Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se po vazhdon monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit për pije dhe ka bërë të ditur se në disa zona të vendit uji nuk rekomandohet për konsum. Sipas njoftimit të IKSHPK-së, nga rajoni i Prishtinës uji nuk rekomandohet për pije nga fabrika për trajtimin e</div>

Madhësia e shkronjave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se po vazhdon monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit për pije dhe ka bërë të ditur se në disa zona të vendit uji nuk rekomandohet për konsum.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, nga rajoni i Prishtinës uji nuk rekomandohet për pije nga fabrika për trajtimin e ujit në Badoc, si dhe në zonën e Vragolit. Në rajonin e Ferizajt, uji nuk rekomandohet për pije në Han të Elezit nga burimi i Dimcës, ndërsa furnizimi me ujë në këtë zonë është ndërprerë. Probleme me furnizimin dhe cilësinë e ujit janë raportuar edhe në rajonin e Gjilanit. Në komunën e Vitisë furnizimi me ujë është ndërprerë, ndërsa në Kamenicë uji nuk rekomandohet nga stacioni i pompimit numër 2, në zonën Bahqja dhe në fshatin Berivojcë.
Nga rajoni i Pejës, IKSHPK ka njoftuar se uji nuk rekomandohet për pije në komunën e Klinës, përkatësisht në rrjetin e furnizimit nga puset dhe nga burimi Jarinë. Në rajonin e Gjakovës, uji nuk rekomandohet për pije nga burimet e Opterushës dhe Zaqishtës. Ndërkohë, në rajonin e Prizrenit, uji nuk rekomandohet për pije në komunën e Malishevës.
IKSHPK ka bërë të ditur se monitorimi i cilësisë së ujit do të vazhdojë dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, duke shmangur përdorimin e ujit për pije në zonat e përmendura deri në njoftimin e radhës.

Si e vlerësoni këtë lajm?