Ide e pazakontë, flokët e njeriut po përdoren për të luftuar ndotjen në Brazil

Bota

Një projekt i veçantë mjedisor po zbatohet në Brazil, ku flokët e njeriut po përdoren për të krijuar barriera që ndihmojnë në pastrimin e ujërave të ndotura nga nafta dhe substanca të tjera të dëmshme. Testet e para janë zhvilluar në Enseada de Bom Jesus, në brigjet e Gjirit të Guanabarës, në Rio de Zhaneiro. […]

Madhësia e shkronjave

Një projekt i veçantë mjedisor po zbatohet në Brazil, ku flokët e njeriut po përdoren për të krijuar barriera që ndihmojnë në pastrimin e ujërave të ndotura nga nafta dhe substanca të tjera të dëmshme.

Testet e para janë zhvilluar në Enseada de Bom Jesus, në brigjet e Gjirit të Guanabarës, në Rio de Zhaneiro.

Zona është zgjedhur për shkak të nivelit të lartë të ndotjes dhe trafikut të vazhdueshëm detar.

Gjiri prej vitesh përballet me derdhje nafte, dhe mbetje të ndryshme që dëmtojnë ekosistemin dhe ndikojnë drejtpërdrejt edhe tek komuniteti i peshkatarëve.

Flokët e mbledhur nga parukeritë vendosen në struktura cilindrike, të cilat në ujë krijojnë një lloj barriere thithëse. Ato fiksohen në barrierat lundruese që përdoren për të mbajtur mbetjet dhe mund të qëndrojnë në det deri në katër muaj. Gjatë kësaj kohe, flokët ndihmojnë në kapjen dhe thithjen e naftës, dhe substancave të tjera ndotëse që qëndrojnë në sipërfaqen e ujit.

Përveç flokëve të njeriut, edhe qimet e kafshëve mund të përdoren për thithjen e naftës dhe filtrimin e ujërave të ndotura.

Peshkatarët e zonës thonë se ndotja nga nafta është një problem serioz për aktivitetin e tyre.

Sipas tyre, njollat e naftës shfaqen shpesh në sipërfaqen e ujit dhe ndikojnë edhe në pjesët më të thella, duke larguar peshqit dhe duke vështirësuar peshkimin.