Të paktën dy të vdekur pas të shtënave gjatë një feste në një qendër tregtare në Los Anxhelos

Bota

Të paktën dy persona u vranë të premten gjatë të shtënave në një qendër tregtare në Los Anxhelos, sipas policisë. Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit iu përgjigj një telefonate në numrin e urgjencës 911 lidhur me një festë të madhe në qendrën tregtare pranë “Cal State Northridge” rreth orës 23:00, kur oficerët dëgjuan të […]

Madhësia e shkronjave

Të paktën dy persona u vranë të premten gjatë të shtënave në një qendër tregtare në Los Anxhelos, sipas policisë.

Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit iu përgjigj një telefonate në numrin e urgjencës 911 lidhur me një festë të madhe në qendrën tregtare pranë “Cal State Northridge” rreth orës 23:00, kur oficerët dëgjuan të shtëna armësh, raportoi stacioni lokal ABC, KABC.

Dy persona humbën jetën dhe nuk ishte menjëherë e qartë nëse kishte të lënduar të tjerë, thanë autoritetet.

Oficerët u panë duke u vënë prangat disa personave dhe duke i larguar ata nga vendngjarja pas të shtënave.

Deri në orët e para të së shtunës, policia nuk kishte njoftuar për ndonjë arrestim dhe as nuk kishte publikuar ndonjë përshkrim të të dyshuarit. /Telegrafi/