I kërkuari nga Interpoli për shfrytëzim të të miturve arrestohet në Kosovë

Nacionale

<div><div><img width="640" height="480" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/802060-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="I kërkuari nga Interpoli për shfrytëzim të të miturve arrestohet në Kosovë" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="640" height="480" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/802060-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="I kërkuari nga Interpoli për shfrytëzim të të miturve arrestohet në Kosovë" loading="lazy"></p>Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një person i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar. I arrestuari, me shtetësi të huaj, ka qenë në kërkim nga INTERPOL-i me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e një shteti tjetër, për dyshime lidhur me kryerjen e veprave penale që lidhen me shfrytëzim të miturve dhe</div>

Madhësia e shkronjave

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një person i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar.
I arrestuari, me shtetësi të huaj, ka qenë në kërkim nga INTERPOL-i me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e një shteti tjetër, për dyshime lidhur me kryerjen e veprave penale që lidhen me shfrytëzim të miturve dhe privim të paligjshëm të lirisë.
Njoftimi:
Prishtinë, 26 nëntor 2025
Policia e Kosovës, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht njësiti i specializuar FAST, ka realizuar me sukses arrestimin e një personi të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar.
Sot, më 26.11.2025, rreth orës 13:30, zyrtarët policorë të kësaj drejtorie, në koordinim me njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës, kanë ndaluar një person me shtetësi të huaj, i cili ishte i kërkuar nga INTERPOL-i me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e një shteti tjetër, për dyshime lidhur me kryerjen e veprave penale që lidhen me shfrytëzim të miturve dhe privim të paligjshëm të lirisë.
Personi i arrestuar është shoqëruar për procedura të mëtejme, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, për të vijuar pastaj me hapat e tjerë ligjorë sipas praktikave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare për bashkëpunim policor.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave ligjore dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në funksion të sigurisë së përgjithshme dhe luftimit të krimit pa kufij.