Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha deklaroi se Ligji për Mbrojtjen e Natyrës tashmë është në ENER.
Sipas tij, me miratimin e këtij ligji pritet të forcohet sistemi për mbrojtjen e natyrës, si dhe të sjellë një sërë përfitimesh të tjera në ruajtjen dhe avancimin e mjedisit natyror.
“Me miratimin e këtij ligji, pritetet forcimi i sistemit për mbrojtjen e natyrës, përmisimi i menaxhimit të resurseve natyrore, harmonizimi me direktiva evropiane dhe përmbushja e obligimeve ndërkombëtare të shtetit në fushën e Mjedisit Jetësor dhe jo-diversitetit”, tha Hoxha.
Ai sqaroi se në fokus mbaten ndërtimi i qendrave rajonale për grumbullimin e mbetjeve, projekte që do të sigurohen nga BE dhe IPA fondet.
“Ndërtimi i qendrave rajonalepër grumbullimin e mbetjeve, mbetet në fokus të punës së Minsitrisë së Ekologjisë, konkretishtë për pyetjen që e parashtroni, që ka të bëjë me qendrat rajonale për grumbullumin e mbeturinave në Sveti Nikollë. Procedurave për përzgjedhjen e operatorit ekonomik për realizimin e këtij projekti është në fazën përfundimtare dhe shpresojmë se do të përfundojë me sukses dhe do të fillojë ndërtimi i i kësaj qendre”, deklaroi Hoxha.






