Haziri flet për dorëheqjen e Abdixhikut: Pas zgjedhjeve ai veproi “krye në veti”

Nacionale

<div><div><img width="640" height="409" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/Lutfi--1024x655.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="1079" height="690" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/Lutfi-.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt=""></p>Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kreu i partisë, Lumir Abdixhiku, e ka marrë përgjegjësinë për rezultatin e dobët. Ai ka thënë se veprimi i Abdixhikut për marrjen e përgjegjësisë ka qenë i pakonsultuar me kolegët e partisë. “Asnjë minutë nuk na ka dhënë kohë Lumir Abdixhiku për të kërkuar […]</div>

Madhësia e shkronjave

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kreu i partisë, Lumir Abdixhiku, e ka marrë përgjegjësinë për rezultatin e dobët.
Ai ka thënë se veprimi i Abdixhikut për marrjen e përgjegjësisë ka qenë i pakonsultuar me kolegët e partisë.
“Asnjë minutë nuk na ka dhënë kohë Lumir Abdixhiku për të kërkuar faturim apo përgjegjësi. E ka marrë vetë. Më 28, në mbrëmje, ka dalë vetë dhe e ka marrë këtë përgjegjësi. E ka bërë aktin politik. Kjo është e vërteta. As nuk është konsultuar me mua, as me kolegët e tjerë që atë ditë kemi qenë në proces zgjedhor. Të njëjtën e ka bërë edhe më 9 shkurt. Por përgjegjësia shkon sipas renditjes në listë zgjedhore apo në kryesi, nuk është me rëndësi kjo punë”.
“Kryesia është organ ekzekutiv, organi më i lartë. Por kjo garë është e 110 burrave dhe grave për zgjedhje politike që janë për Kuvendin e Republikës, sepse ne kemi demokraci parlamentare. Kuvendi është organi kryesor në këtë Republikë Kushtetuese dhe zgjedhjet për Kuvend janë më të rëndësishmet”, ka thënë Haziri në një intervistë për Periskopi.
Haziri e ka krahasuar dorëheqjen e Abdixhikut me shtatzëninë, duke bërë paralelizma. Sipas tij, nuk ka gjysmë dorëheqje, as gjysmë shtatzëni.
“Krejt debati në Kosovë dhe përtej LDK-së është duke u bërë për aktin politik që është dorëheqja. Nuk ka gjysmë shtatzëni, nuk mundet me u abortu kjo punë nëse nuk ka shtatzëni. Lumir Abdixhiku ka thënë se është dorëheqje. Akti i dorëheqjes, si i tillë, e ruan respektin tim, respektin e kolegëve, të anëtarësisë, të qytetarëve dhe të votuesve. Këtë akt e ka konfirmuar vetë, me gojën e vet”, ka thënë ai.