Hayden Panettiere, disa muaj para vdekjes, kishte folur hapur për jetën e saj, vështirësitë që kishte kaluar dhe shpresën për të ardhmen.
Gjatë promovimit të librit të saj “This Is Me: A Reckoning”, ajo tregoi se shumë njerëz i ishin afruar për t’i treguar se mënyra e saj e sinqertë për të folur për shëndetin mendor i kishte frymëzuar edhe ata të pranonin problemet e tyre dhe të kërkonin ndihmë.
Ajo dëshironte që përvoja e saj personale të kishte një ndikim pozitiv te të tjerët.
Panettiere shpresonte të linte pas një botë më të mirë dhe theksonte se forca mund të gjendet edhe përmes dobësisë dhe sinqeritetit.
Përveç aktrimit, kishte plane për të ardhmen. Dëshironte të bëhej regjisore dhe producente, sepse donte të krijonte një ambient më të sigurt për aktorët.
Ajo veçanërisht shqetësohej për aktorët e rinj dhe tregonte se gjatë karrierës kishte ndërhyrë kur mendonte se prej tyre po kërkohej shumë emocionalisht.
E përshkruante veten si shumë mbrojtëse ndaj tyre.
Në libër ka folur edhe për periudhat më të dhimbshme të jetës: luftën me varësinë, depresionin pas lindjes, trajtimin që kishte marrë, ndarjen nga vajza e saj Kaya dhe vdekjen e vëllait të saj të vogël, Jansen.
Këto përvoja e kishin ndikuar thellë, por ajo nuk i shihte vetëm si momente të errëta.
Një nga mesazhet më të rëndësishme të saj ishte se njeriu vazhdon të rritet dhe të ndryshojë gjatë gjithë jetës.
Sipas saj, jeta mund të të rrëzojë dhe të të shkaktojë shumë dhimbje, por edhe në momentet më të këqija ekziston mundësia për t’u ngritur përsëri. /Telegrafi/






