Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se strukturat e Aleancës në diasporë janë të mobilizuara për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se në Lörrach të rajonit Baden-Württemberg, në një takim me strukturat e AAK-së në këtë nëndegë, ku i pranishëm ishte edhe shefi i Shtabit Zgjedhor, Bekë Berisha, u konfirmua kandidatura e Nezir Gashit për deputet.
Haradinaj ka bërë thirrje që diaspora të vijë më 28 dhjetor dhe të votojë.
“Nezir Gashi, nga Qupeva e Klinës, vëlla i dëshmorit Hazir Gashi, përfaqëson më së miri angazhimin, besnikërinë dhe përkushtimin e diasporës sonë. Ai është një aktivist i palodhur i Aleancës dhe i kauzës shqiptare në mërgatë”.
“Kjo është dëshmi se Aleanca e sheh diasporën si forcë të pazëvendësueshme të Kosovës dhe të proceseve tona shtetformuese. Më 28 dhjetor, vëllezër e motra nga mërgata, ju presim në atdhe që të festojmë bashkë”, tha Haradinaj.
Haradinaj: Më 28 dhjetor, mërgatë ju presim në atdhe që të festojmë bashkë
<div><div><img width="640" height="481" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/803143-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Haradinaj: Më 28 dhjetor, mërgatë ju presim në atdhe që të festojmë bashkë" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="687" height="516" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/803143-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Haradinaj: Më 28 dhjetor, mërgatë ju presim në atdhe që të festojmë bashkë" loading="lazy"></p>Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se strukturat e Aleancës në diasporë janë të mobilizuara për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se në Lörrach të rajonit Baden-Württemberg, në një takim me strukturat e AAK-së në këtë nëndegë, ku i pranishëm ishte edhe shefi i Shtabit</div>






