Hajdari, Lipovica, Gara e Muharremi dalin para gjykatës

Nacionale

<div><div><img width="502" height="300" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/813263-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Hajdari, Lipovica, Gara e Muharremi dalin para gjykatës" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="502" height="300" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/813263-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Hajdari, Lipovica, Gara e Muharremi dalin para gjykatës" loading="lazy"></p>Sot pritet të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar në rastin e “Rezervave shtetërore” ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe Irfan Lipovicës, Hafiz Garës e Ridvan Muharremit. Seanca është planifikuar të nis në ora 9:30 në objektin e Pallatit të Drejtësisë. Kujtojmë që aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit u ngrit më</div>

Madhësia e shkronjave

Sot pritet të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar në rastin e “Rezervave shtetërore” ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe Irfan Lipovicës, Hafiz Garës e Ridvan Muharremit.
Seanca është planifikuar të nis në ora 9:30 në objektin e Pallatit të Drejtësisë.
Kujtojmë që aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit u ngrit më 11 nëntor 2025 nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila e akuzon atë për keqpërdorim të rezervave shtetërore.
Hajdari dhe dy zyrtarët Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, sipas Prokurorisë, dyshohen se bashkëkryerje i kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim që të përfitonin pasuri për persona të tjerë dhe i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës gjatë muajve shkurt dhe mars 2022.
Aktakuza pretendon se buxheti i shtetit ka pësuar një dëm prej rreth 3 milionë eurove si pasojë e veprimeve të të akuzuarve.
Ata dyshohet se asokohe kishin blerë një sasi vaji dhe një sasi gruri jashtë vendit, që nuk kishin arritur kurrë në Kosovë.