Hailey Bieber ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi publikoi një seri fotografish nga një set fotografik në një destinacion tropikal, në kuadër të promovimit të produkteve të reja të markës së saj të bukurisë, Rhode.
Modelja 29-vjeçare u shfaq me disa kombinime verore buzë detit dhe pranë një vile luksoze, ndërsa në postimet e saj njoftoi edhe ardhjen e koleksionit të ri sezonal të markës.

Fotografitë u shoqëruan me imazhe nga pushimet dhe momente relaksi në plazh, shkruan DailyMail.
Publikimi i fotografive vjen në një periudhë kur mediet ndërkombëtare po raportojnë se Hailey dhe bashkëshorti i saj, Justin Bieber, kanë luajtur rol në afrimin e shoqes së tyre, Kendall Jenner, me aktorin Jacob Elordi.
Sipas raportimeve, Jenner dhe Elordi janë parë së bashku në disa raste gjatë javëve të fundit, duke nxitur spekulimet për një lidhje romantike.
Ndërkohë, burime pranë modeles kanë bërë të ditur se ajo dëshiron ta mbajë marrëdhënien larg vëmendjes së tepërt mediatike.
Pavarësisht zërave për jetën private të miqve të saj, vëmendja në rrjetet sociale mbeti te postimet e reja të Hailey-t, të cilat u komentuan gjerësisht nga ndjekësit e saj dhe fansat e markës Rhode. /Telegrafi/





