Pas dy kolapseve tronditëse, zbulohen detaje të reja për gjendjen e Musialas

Sport

Pas dy episodeve të kolapsit gjatë përgatitjeve për sezonin e ri, Jamal Musiala i Bayern Munichut është në rrugën e rikuperimit. Tashmë janë zbuluar edhe detaje të reja rreth gjendjes së tij. Sipas Sport Bild, futbollisti ofensiv ka arritur t’i mbajë nën kontroll sërish të ashtuquajturat kriza të mungesës. Sipas raportimit, ndryshimi i terapisë me […]

Madhësia e shkronjave

Pas dy episodeve të kolapsit gjatë përgatitjeve për sezonin e ri, Jamal Musiala i Bayern Munichut është në rrugën e rikuperimit. Tashmë janë zbuluar edhe detaje të reja rreth gjendjes së tij.

Sipas Sport Bild, futbollisti ofensiv ka arritur t’i mbajë nën kontroll sërish të ashtuquajturat kriza të mungesës.

Sipas raportimit, ndryshimi i terapisë me ilaçe në fund të gushtit ka pasur efektin e dëshiruar, pasi Musiala kishte pësuar kolaps në ndeshjet miqësore të Bayern Munichut ndaj Heidenheim dhe Leipzig, për shkak të çrregullimeve të vetëdijes të shkaktuara nga mosfunksionime neurologjike.

Gjendja e Musialas tashmë është normalizuar, ndërsa edhe forma e tij sportive ka ardhur duke u përmirësuar gradualisht në këtë fillim sezoni. Megjithatë, 23-vjeçari do të vazhdojë të jetë nën mbikëqyrje mjekësore.

Ai është në kontakt të ngushtë me mjekun e ekipit, Dr. Jochen Hahne, i cili është bërë një prej njerëzve më të besuar të Musialas në klub. Sipas raportimit, Hahne kujdeset për të edhe gjatë grumbullimeve me Kombëtaren e Gjermanisë dhe qëndron në kontakt të rregullt me neurologët përgjegjës për përcaktimin e dozës së ilaçeve. Në këtë proces është i përfshirë edhe mjeku i Bayern Munichut, Dr. Peter Ueblacker.

Ndërkohë, Sport Bild ka publikuar edhe detaje se si Musiala po përballet me këtë situatë. Bashkëlojtarët e tij te Bayern Munichu janë në dijeni prej disa muajsh. Ai gjithashtu i kishte informuar me kohë bashkëlojtarët e Kombëtares së Gjermanisë para Kupës së Botës dhe i kishte paralajmëruar për mundësinë e episodeve të tilla.

Musiala u kishte shpjeguar se çfarë mund të ndodhte dhe si duhej të reagonin në një situatë të tillë. E njëjta gjë vlen edhe për përforcimet e reja të Bayern Munichut.

Në mesin e tyre është Ismael Saibari, i cili ishte i pari që vrapoi drejt bashkëlojtarit të tij të ri në sulm kur Musiala pësoi kolaps në ndeshjen ndaj Leipzigut./Telegrafi/