Hailey Bieber ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale pas bashkëpunimit të saj të fundit me markën SKIMS të Kim Kardashian, me shumë fansa që e kanë cilësuar si “modelen më të fuqishme në botë”.
Modelja 29-vjeçare ishte fytyra e fushatës së re për koleksionin Everyday Cotton, ndërsa produktet u shitën me shpejtësi vetëm pak ditë pas publikimit të fotografive promovuese.
Disa modele reçipetash dhe të brendshmesh dolën menjëherë nga stoku, duke bërë që blerësit të regjistroheshin në listat e pritjes, shkruan DailyMail.
Në rrjetet sociale, shumë përdorues vlerësuan paraqitjen e Hailey-t, duke e quajtur fushatën një nga më të suksesshmet e SKIMS.
Disa madje pranuan se u bindën të blinin produktet pas fotografive të saj, ndërsa të tjerë e krahasuan me Megan Fox dhe sugjeruan që në fushatat e ardhshme të përfshihen edhe motrat Gigi dhe Bella Hadid.
Megjithatë, nuk munguan as kritikat. Disa komentues thanë se janë lodhur nga përdorimi i vazhdueshëm i personazheve të famshëm në reklamat e SKIMS, duke argumentuar se marka po mbështetet më shumë te emrat e njohur sesa te vetë produktet.
Sipas tyre, dikur fokusi ishte cilësia e artikujve, ndërsa tani vëmendja është zhvendosur te marketingu me të famshëm. /Telegrafi/






