Rilind Alimani nuk ndalet vjen sërish në duet me S4MM

Magazina

Vazhdon të jetë një nga këngëtarët më aktivë të momentit. Bëhet fjalë për Rilind Alimanin, i cili pas suksesit të madh të bashkëpunimit me artisten Elvana Gjata, vjen me një tjetër projekt muzikor. “Mere” titullohet kënga e tij më e re, e publikuar së fundmi në bashkëpunim me reperin S4MM, e shoqëruar edhe me një […]

Madhësia e shkronjave

Vazhdon të jetë një nga këngëtarët më aktivë të momentit. Bëhet fjalë për Rilind Alimanin, i cili pas suksesit të madh të bashkëpunimit me artisten Elvana Gjata, vjen me një tjetër projekt muzikor.

“Mere” titullohet kënga e tij më e re, e publikuar së fundmi në bashkëpunim me reperin S4MM, e shoqëruar edhe me një videoklip plot ritëm dhe atmosferë verore.

Projekti vjen si një këngë tipike për ditët e nxehta të verës, me një kombinim të ritmeve moderne, melodisë dhe pamjeve që i përshtaten atmosferës së sezonit.

“Mere” mban firmën e Benny Bee, Don Gima, Lennox dhe vetë Rilind Alimanit në produksion, ndërsa melodinë dhe tekstin e kanë realizuar Rilind Alimani dhe S4MM.

Me këtë bashkëpunim, dy artistët sjellin një tjetër projekt që synon të shndërrohet në një nga këngët më të dëgjuara të kësaj vere.

“Mere” tashmë është publikuar – ndaj shijojeni edhe ju këtë hit të ri veror! /Telegrafi/