Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë “arrest në burg” Argys Kalsin, 35-vjeçarin e arrestuar dy ditë më parë për grabitjen e një argjendarie në Paskuqan.
Para gjykatës, ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Maskat i kam qejf dhe i përdor për Halloween, është shprehur i dyshuari.
Sipas tij, pasi festonte i hidhte poshtë, duke pretenduar se një prej maskave të gjetura nga policia mund të jetë e tillë. /a2cnn/





