Gruaja e moshuar nga Florida mbetet e shokuar nga targa sugjestive

Life/Bizare

Një grua 76-vjeçare nga Florida mori targën e saj të re me postë dhe “u çmend” kur pa kombinimin e shkronjës dhe numrit: “SQZ A55”. Banorja e Pompano Beach, Nancy Dello Stritto, tha se targa u bë shpejt temë diskutimi në komunitetin e saj të pensionistëve, transmeton Telegrafi. “Nuk mendoj se një e moshuar që […]

Madhësia e shkronjave

Një grua 76-vjeçare nga Florida mori targën e saj të re me postë dhe “u çmend” kur pa kombinimin e shkronjës dhe numrit: “SQZ A55”.

Banorja e Pompano Beach, Nancy Dello Stritto, tha se targa u bë shpejt temë diskutimi në komunitetin e saj të pensionistëve, transmeton Telegrafi.

“Nuk mendoj se një e moshuar që është pothuajse 77 vjeç do të ngasë me një targë që ka këtë të shkruar”, tha Dello Stritto për CBS Miami.

“Kur e pashë atë, u çmenda. Thashë, ‘Si mund ta kalonte inspektimin'”, shtoi ajo.

Dello Stritto tha se impulsi i saj i parë ishte të kërkonte një targë të re, por djemtë dhe miqtë e saj e kanë inkurajuar ta mbajë atë.

“Jam pajtuar me të; ndoshta ishte e destinuar të ishte në makinën time. Mund ta përballoj; ndoshta do të më bëjnë edhe disa shaka”, tha ajo.

Një menaxhere e zyrës së Qarkut Broward tha se çdo targë që konsiderohet fyese mund të shkëmbehet falas në zyrën e qarkut në Plantation. /Telegrafi/