Gjenden të vdekur dy burra në Prizren, Policia nis hetimet

Nacionale

<div><div><img width="640" height="417" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/Vrasje--1024x667.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1079" height="703" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/Vrasje-.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="" loading="lazy"></p>Policia e Kosovës ka nisur hetime lidhur me dy vdekje në Prizren, ku dy burra janë gjetur të vdekur në 24 orët e fundit. Njëri person është gjetur i vdekur në rrugën “Hajdar Shala”, në orët e para të mëngjesit të djeshëm. “Rr. Hajdar Shala, Prizren 15.01.2026 – 01:00. Raportohet se në rrugë është gjetur […]</div>

Madhësia e shkronjave

Policia e Kosovës ka nisur hetime lidhur me dy vdekje në Prizren, ku dy burra janë gjetur të vdekur në 24 orët e fundit.
Njëri person është gjetur i vdekur në rrugën “Hajdar Shala”, në orët e para të mëngjesit të djeshëm.
“Rr. Hajdar Shala, Prizren 15.01.2026 – 01:00. Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Tjetri person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, pasditen e djeshme.
“Rr. Hafiz Ismajl Haki 15.01.2026 – 14:27. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Reporteri.net