Gallapeni asiston, Wisla fiton në udhëtim dhe vazhdon garën për titull

Sport

Dion Gallapeni ka vazhduar me paraqitje fantastike me fanellën e skuadrës polake Wisla Plock. Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës ishte titullar në fitoren e madhe të Wisla 3-1 në udhëtim te Termalica. Ishte minuta e 51-të e ndeshjes, ku Gallapeni dha një asistim perfekt te goli i tretë i shënuar nga sulmuesi grek Niarchos. Me […]

Madhësia e shkronjave

Dion Gallapeni ka vazhduar me paraqitje fantastike me fanellën e skuadrës polake Wisla Plock.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës ishte titullar në fitoren e madhe të Wisla 3-1 në udhëtim te Termalica.

Ishte minuta e 51-të e ndeshjes, ku Gallapeni dha një asistim perfekt te goli i tretë i shënuar nga sulmuesi grek Niarchos.

Me këtë fitore,Wisla Plock ndodhet në pozitën e tretë në elitën e futbollit polak me me 45 pikë, katër më pak se lideri Lech Poznan.

Gallapeni tani ka shkuar në kuotën e tre asistimeve në kampionat me fanellën e Wisla Plock. /Telegrafi/