Fshati Muçivërc në Kamenicë bëhet me ndriçim në rrugën drejt Kranidellit

Rajon

Fshati Muçivërc në Kamenicë ka njoftuar se ka përfunduar projekti i ndriçimit në rrugën e Malit, në segmentin që shpie drejt fshatit Kranidell. Sipas njoftimit të kryesisë së fshatit, realizimi i këtij projekti vjen pas disa vitesh kërkesash nga banorët për ndriçimin e kësaj pjese të rrugës. Nga kryesia kanë bërë të ditur se kanë […]

Madhësia e shkronjave

Fshati Muçivërc në Kamenicë ka njoftuar se ka përfunduar projekti i ndriçimit në rrugën e Malit, në segmentin që shpie drejt fshatit Kranidell.

Sipas njoftimit të kryesisë së fshatit, realizimi i këtij projekti vjen pas disa vitesh kërkesash nga banorët për ndriçimin e kësaj pjese të rrugës.

Nga kryesia kanë bërë të ditur se kanë mbetur edhe disa rrugë pa ndriçim, duke shpresuar se edhe këto segmente do të përfundojnë së shpejti.

Kryesia e fshatit ka falënderuar organet komunale për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e projektit. /Telegrafi/