Formacionet zyrtare, Kosovë – Austri: “Dardanët” me një rreshtim sulmues kërkojnë “hakmarrje” ndaj austriakëve

Sport

Kombëtarja e Kosovës do të kërkojë ‘hakmarrjen’ ndaj Austrisë si dhe të mbajë shpresat gjallë për vendin e parë në Ligën B të Ligës së Kombeve. Përzgjedhësi Franco Foda sërish ka vendosur një sistem ndryshe, me një formacion mjaft ofensivë, ku sulmi është i ndërtuar nga Milot Rashica, Edon Zhegrova dhe Vedat Muriqi. Në mesfushë […]

Madhësia e shkronjave

Kombëtarja e Kosovës do të kërkojë ‘hakmarrjen’ ndaj Austrisë si dhe të mbajë shpresat gjallë për vendin e parë në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Përzgjedhësi Franco Foda sërish ka vendosur një sistem ndryshe, me një formacion mjaft ofensivë, ku sulmi është i ndërtuar nga Milot Rashica, Edon Zhegrova dhe Vedat Muriqi.

Në mesfushë janë rikthyer dyshja Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha, njësoi si Dion Gallapeni dhe Mërgim Vojvoda nëpër krahë.

Ndërkohë, Foda i ka besuar sërish Ron Raçit në qendër pranë Lumbardh Dellovës dhe Ilir Krasniqit. Në portë do të jetë Amir Shaipi.

Formacioni i Kosovës: Shaipi; Krasniqi, Dellova, Raçi; Vojvoda, Avdullahu, Hoxha, Gallapeni; Zabërgja, Zhegrova; Muriqi.

Ndërkohë, Austria është rreshtuar me këtë formacion: Pas pak…

Kujtojmë, përballja do të nisë nga ora 18:00 në “Fadil Vokrri”./Telegrafi/