Flet vëllai i Shpat Kasapit: Ishte në Itali për djalin, papritmas u ndje keq

Nacionale

<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/801982-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Flet vëllai i Shpat Kasapit: Ishte në Itali për djalin, papritmas u ndje keq" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/801982-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Flet vëllai i Shpat Kasapit: Ishte në Itali për djalin, papritmas u ndje keq" loading="lazy"></p>Vdekja e papritur e Shpat Kasapit në moshën 40-vjeçare ishte tronditëse për familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin. Ai ndodhej në Itali bashkë me ish-bashkëshorten e tij dhe djalin e tyre, Roelin, për ta dërguar atë në kontroll mjekësor, kur në orët e vona të së martës ishte ndier papritur keq dhe</div>

Madhësia e shkronjave

Vdekja e papritur e Shpat Kasapit në moshën 40-vjeçare ishte tronditëse për familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin.
Ai ndodhej në Itali bashkë me ish-bashkëshorten e tij dhe djalin e tyre, Roelin, për ta dërguar atë në kontroll mjekësor, kur në orët e vona të së martës ishte ndier papritur keq dhe ka ndërruar jetë. Kështu ka treguar vëllai i Shpatit, Albini, në një intervistë për Top Channel.
Sipas tij, ndihma e parë mjekësore i ishte dhënë Shpatit në banesë, por ai nuk kishte arritur të mbijetonte. Albini tha se deri tani dyshohet se shkak i ndarjes nga jeta ka qenë një arrest kardiak. Albini ka treguar se Shpati ka pasur disa shqetësime të vogla nga zemra, por siç tha ai, jo diçka serioze. Trupi i tij ndodhet në Itali, ndërsa në vijim pritet që të kryhen procedurat për të mbërritur pranë familjarëve