Flamuri i UÇK-së në protestat e dhunshme në Tiranë, reagon OVL e UÇK-së

Nacionale

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pasi në protestat e dhunshme në Tiranë është parë në disa raste mbajtja e flamurit me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në reagimin për media, OVL e UÇK-së ka dënuar siç thonë çdo keqpërdorim të flamurit me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në akte […]

Madhësia e shkronjave

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pasi në protestat e dhunshme në Tiranë është parë në disa raste mbajtja e flamurit me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në reagimin për media, OVL e UÇK-së ka dënuar siç thonë çdo keqpërdorim të flamurit me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në akte vandalizmi.

“Ky simbol përfaqëson Luftën Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët e kombit dhe lirinë e fituar nga kjo sakrificë. Si i tillë, kurrë nuk mund të përdoret për të justifikuar, identifikuar apo fshehur veprime që dëmtojnë pronën publike apo private.

Çdo qytetar ka të drejtën e protestës, por asnjë pakënaqësi, sado e thellë të jetë, nuk i jep të drejtë askujt ta lidhë flamurin e UÇK-së me dhunën, shkatërrimin dhe plaçkitjet. U bëjmë thirrje të gjithë organizatorëve dhe pjesëmarrësve të protestave, të ruajnë dinjitetin dhe shenjtërinë e këtij simbol”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Komentet