Një gomar dhe dy kuaj vendosën të dalin për shëtitje, por për pak sa nuk përfunduan në autostradë në Teksas.
Tre kafshët u panë duke bredhur vetëm 15 metra larg një rruge të ngarkuar, duke rrezikuar të bëheshin pjesë e trafikut.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe arriti t’i kapte para se ndonjërit t’i shkonte mendja të provonte shpejtësinë e automjeteve nga afër.
Two runaway horses and a donkey were rounded up by Texas sheriff’s deputies after the animals were spotted near Interstate 35 in Bexar County on Sunday. https://t.co/atM6FCbJW1 https://t.co/vIlVzMonAE
— ABC News (@ABC) October 15, 2026
Pas një operacioni të pazakontë, gomari dhe dy kuajt u siguruan pa incidente.
Pronari i tyre u gjet dhe mori përsipër të sigurohej që treshja të mos organizonte një tjetër arratisje.
Për fat të mirë, askush nuk u lëndua dhe asnjë shofer nuk pati nevojë të frenonte për t’u lënë rrugë tre “udhëtarëve” të papritur. /Telegrafi/





