Faton Peci mbledh strukturat e GUXO në Mitrovicë dhe ironizon me kundërshtarët politikë

Nacionale

Bashkëkryetari i partisë GUXO, Faton Peci, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, që lidhen me disa largime nga kjo parti, duke hedhur poshtë pretendimet se GUXO “nuk ekziston” apo se është “shuar”. Peci ka shpërndarë pamje nga takimi i zgjeruar i strukturave të GUXO-s në Mitrovicë, ku ka deklaruar se së shpejti […]

Madhësia e shkronjave

Bashkëkryetari i partisë GUXO, Faton Peci, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, që lidhen me disa largime nga kjo parti, duke hedhur poshtë pretendimet se GUXO “nuk ekziston” apo se është “shuar”.

Peci ka shpërndarë pamje nga takimi i zgjeruar i strukturave të GUXO-s në Mitrovicë, ku ka deklaruar se së shpejti do të mblidhet edhe shtabi zgjedhor i partisë duke shkruar mbi video “GUXO drejt “shuarjës” “.

“Që pesë vjet, në studiot televizive flitet se si partia ‘Guxo’ nuk ekziston. Tash, në prag të zgjedhjeve nacionale, na paskan shpallur se jemi shuar si parti. Për koincidencë, unë jam në takim të zgjeruar me strukturat e partisë ‘Guxo’ në Mitrovicë… Këtu e kemi strukturën e Guxo-s, e bashkë me të shumë shpejt edhe shtabin zgjedhor. Tung e bëfshi nga Guxo-ja në Mitrovicë”, ka thënë Peci në video-adresimin e tij.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, GUXO hyn në garë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), Alternativën dhe PSHDK-në.